Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mbërrijnë rreth 75 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë rreth 75 mijë doza të vaksinës Pfizer në

TIRANË - 74.880 doza të vaksinës 'Pfizer', kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, ndërsa sasia e radhës e vaksinave të mbërrituara është pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri tani në Shqipëri kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

'Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.'- njofton ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 770 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima./Gazeta SHQIP

Mbërrijnë rreth 75 mijë doza të vaksinës Pfizer nëMbërrijnë rreth 75 mijë doza të vaksinës Pfizer në

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore