Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Video/ Operacioni i vështirë, i sëmuri me Covid pëson trompozë në enët e gjakut

Video/ Operacioni i vështirë, i sëmuri me Covid pëson

Pacientët me Covid-19 që trajtohen në Infektiv shpesh bëjnë trompoza, pasi virusi prek enët e gjakut.

Rasti më i fundit është një pacient 66-vjeçar nga Tirana, i cili bëri trompozë në arterien femirale dhe rrezikonte gangrenë.

Pasi u konstatua nga ekipi i mjekëve në Infektiv menjëherë një ekip nga shërbimi i kirurgjisë vaskulare kryesuar nga angiokirurgia Albana Kenga, kardiokirurgua Fjorda Mana dy reanimatore dhe dy infermiere u transferuan menjëherë në ambientet e shërbimit infektiv ku u realizua ndërhyrja në bashkëpunim me mjekët e këtij shërbimi.

Mjekja infeksioniste Migena Qato tregon se pacienti ishte në gjendje shëndetësore të rëndë. Pacienti vijon të qëndrojë në Infektiv në gjendje klinike të qetë derisa të kaloja pasojat që i ka shkaktuar Covid-19./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore