Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Video/ Vaksinat anti Covid ruhen me policë, Rama: T'ia tregojmë njerëzve se nuk na lenë rehat teoritë e konspiracionit

Video/ Vaksinat anti Covid ruhen me policë, Rama: T'ia tregojmë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar ambientet e depos farmaceutike në QSUT dhe ISHP.

Ministrja Manastirliu theksoi se investimet janë bërë në kohë, ndërsa shtoi se kapacitetet tha se janë për të pritur 7 milion doza.

Ndërsa kryeministri Rama tha se falë punës, depo farmaceutike ka arritur standardet e Bashkimit Evropian “Me atë depo që ishte vaksinat këtu do të ishin në dorë të zotit”, tha Rama.

Kryeministri nuk kurseu dhe batuat duke deklaruar se po bënin publike vendin ku ruhen vaksinat, pasi teoritë e konspiracionit nuk na lënë rehat dhe bëjnë punën e vet

“Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer. me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave”, shkruan Rama.

Ndërkohë që vaksinat në depon farmaceutike ruhen edhe nga punonjësit e policisë. Në këto dhomat frigoriferike ruhen të gjitha llojet vaksinave, vecc atyre anti Covid.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore