Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Video/ Studentët përplasen me policinë te Filologjiku

Video/ Studentët përplasen me policinë te Filologjiku

Viti i ri akademik 2020-2021 ka nisur me protesta nga ana e studentëve në Tiranë, ndërkohë që një tjetër ngjarje është regjistruar në një fakultet në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Faktultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku mësohet se efektivë të policisë kanë ndaluar studentët të hyjnë në ambientet e fakultetit.

Policia ka bllokuar derën pasi në shenjë proteste mund të ketë dhe studentë të shkojnë në universtitet. Kurse studetët teksa kanë bllokuar rugën përpara ministrisë, thërrasin në një zë jo "mësim online" dhe kërkojnë hapjen e auditoreve.

"Injoranca vret me shumë se Covid. Hapni auditoret", thonë studentët. Studentët e kanë dënuar këtë veprim, në një kohë që protesta vijon të Ministria e Arsimit kundër zhvillimit të mësimit online.

Protestuesit kërkojnë përgjysmim të tarifës së shkollës, si dhe ndihma ekonomike për mbulimin e mësimit nga shtëpia.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore