
Video/ Shtatë rregullat e udhëtimit me avion: Ndalohen puthjet e përqafimet
Shqipëria ka hapur prej ditësh fluturimet ajrore prej disa ditësh, duke përcaktuar edhe një protokoll të posaçëm për pasagjerët. Vetëm ditën e sotme ka pasur 36 fluturime nga Rinasi drejt vendeve të BE-së, si Italia, Gjermania, Zvicra, apo dhe në shtete të tjera si Serbia, Britania e Madhe apo dhe Turqia.
Aeroporti i Rinasit për të ardhur në ndihmë të qytetarëve që udhëtojnë, ka miratuar një manual të posaçëm që duhet respektuar nga udhëtarët, duke e publikuar atë edhe më anë të një video ndihmuese.
“Ju lutem ndiqni rregullat e distancimit fizik në hyrje të terminalit. Mbani maskë në mënyrë të vazhdueshme. Brenda ndërtesës së terminalit, siç e dini lejohen vetëm personat që kanë në dorë biletën e udhëtimit dhe askush tjetër. Të gjithë pasagjerët (në vajtje dhe ardhje) kalojnë në tunelin e dezinfektimit dhe temperatura u matet automatikisht nëpërmjet pajisjeve që janë vendosur në aeroport”, thuhet në infon e postuar Tirana Airport.
Gjithashtu theksohet se “Këshillojmë udhëtarët që të kufizojnë në maksimum numrin e shoqëruesve apo familjarëve që vijnë me ta. Të kufizojmë sa më tepër grumbullimet pranë portës së dezinfektimit ne hyrje të aeroportit”. ?
“Puthjet e përqafimet të kalojnë në dimension shpirtëror. Sa më pak, aq më mirë për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ju bëjmë me dije se të gjithë avionët dezinfektohen përpara dhe pas çdo fluturimi. Të gjitha bagazhet e pasagjerëve dezinfektohen po ashtu. Për pasagjerët në mbërritje, pranë pistës, janë ngritur disa tenda të mëdha që ju mbrojnë nga dielli, ndërkohë që prisni të kaloni në tunelin e dezinfektimit. Nëse keni shqetësim shëndetësor, ju lutem kontaktoni: Urgjenca Mjekësore 127”, janë disa nga rregullat e këshillimet dhe rregullat që duhet të ndiqen nga pasagjerët . ?

Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
