Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Video-debati/ Bllokohet landfilli i Vlorës/ Këshilli bashkiak nuk e voton.Këshilltarët: Shkaqe politike

Video-debati/ Bllokohet landfilli i Vlorës/ Këshilli bashkiak nuk e

Këshilli bashkiak i Vlorës bllokoi miratimin e vendimit që i hap dritën jeshile projektit për ndërtimin e landfillit modern të mbetjeve.Këshilli bashkiak duhet vetëm të votonte shtimin e numrit të punonjësve, siç kërkon projekti, por gjithçka u bllokua. Jo zyrtarisht thuhet se kjo është bërë me urdhër politik. Agron Gjipali, sekretari në detyrë i këshillit nuk ka pranuar të diskutohet dhe as të votohet çështja e Landfillit.

Bashkia e Vlorës ka një kontratë me Ministrinë e Financave dhe KVF gjermane për ndërtimin dhe vendosjen në funksion të Landfillit të Vlorës. Në Kontratë pagat dhe punësimin e punëtorëve e mbulon Bashkia e Vlorës. KFVka kërkuar shtim të numrit të punonjësve në muajin Prill me qëllim trajnimin e tyre. Për shkak të pandemisë vendimi për shtimin e punonjësve u shty. Në fund mbledhja e Këshillit Bashkiak e përjashtoi këtë pikë të rendit të ditës.

Sipas Këshilltarit Grigor Dede vendimi për të mos votuar këtë pikë është politik.

Investimi  prej 25 milionë euro, i nisur në Qershor të vitit 2020,  zvarritet për shkaqe që s’kanë të bëjnë me mjedisin. Rreziku më I madh është prishja e kontratës me Bashkinë për mos plotësim të kushteve nga kjo e fundit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore