Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Video/ Beqaj ‘kritikon’ Manastirliun: Të mbyllen lokalet "shkuma party" në bregdet

Video/ Beqaj ‘kritikon’ Manastirliun: Të mbyllen lokalet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar një video të lokaleve të natës në zonën e jugut të Shqipërisë, duke ngritur shqetësimin për mos respektimin e masave anti Covid.

"As mbrëmë në baret e bregdetit të Jonit nuk u respektuan rregullat anti - Covid", shkruan ai në rrjetet sociale.

Në një reagim të tijin, deputeti socialist shprehet se “qeveria duhet të përgatisë një strategji të re kundër Covid-19. Ai hedh idenë e mbylljes së bareve në zonat bregdetare.

“Do të propozoja që të mbylleshin baret e plazheve, të gjitha klubet e plazheve të mos lejonin grumbullimin dhe të ndalohen “shkuma-party”, tha Beqaj për A2.

Për  Beqajn, nuk ia kemi dalë të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria dhe institucionet përkatëse kundër pandemisë. Ai  thotë se edhe në rastin më të keq të rritjes së numrit të të prekurve me Covid, dy spitalet e reja Covid janë të disponueshme.

“Ndërkohë që në shtator do të ishte mirë që të bëhej një vlerësim i përhapjes së sëmundjes në të gjithë vendin për të përgatitur më qartë strategjinë për vjeshtën dhe dimrin”, shtoi Beqaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore