Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

(Video) Ryshfeti në shëndetësi / Kirurgu: Pa bakshish, mjekët nuk do të punonin as edhe një orë në spitalet e shtetit

(Video) Ryshfeti në shëndetësi / Kirurgu: Pa bakshish,

Mjeku që bëri bujë me deklaratën e tij se korrupsionit në mjekësi i jepet fund nëse legalizohet bakshishi, ku dhënia e zarfit të parashikohet si një pagesë për punën e bluzave e bardha ka sqaruar deklaratën në emisionin Top Talk.

Sipas mjekut,  Myftar Torba vetëm zyrtarizimi i bakshishit mund të sjellë edhe një mënyrë të re menaxhimit të spitaleve dhe të vlerësimit të mjekëve sipas perfomancës së tyre. Ai deklaroi se “nëse nuk do të ekzistonte bakshishi, asnjë mjek nuk do të qëndronte të punonte në spitalet shtetërore”.

“Autonomia spitalore, kriteret e perfomancës, futja urgjentisht i skemës së sigurimeve shoqërore, financim jo me buxhet historik. nëse nuk do të kishim bakshish sot asnjë mjek nuk do të qëndronte të punonte në spitalet shtetërore”, tha Torba.

Sipas tij, një mjek sot me 30 vite eksperiencë paguhet 800 mijë lekë të vjetra, aq sa një kuzhinier apo ndonjë hidraulik.

“Secili mjek duhet të paguhet sipas ngarkesës së punës që ka, operacioneve. Sot kemi kirurgë në rrethe që rastet e rënda na dërgojnë ne dhe marrim pagë njësoj sa ne. Unë jam për ndëshkimin e atyre që vendosin me detyrim pagesën për kryerjen e operacioneve apo të shërbimeve. Bakshishi të shkojë te sporteli me faturë dhe të ndahet më pas sipas ngarkesës. Bakshish kanë dhënë dhe vazhdojnë dhe japin, e zgjidhja është autonomia spitalore. Shërbimi shëndetësor, është një shërbim që duhet paguar. Nuk është një shërbim që duhet të jetë si në kohën e Enverit”, tha kirurgu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore