Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vëzhgimi/ Dyndje para shkollave, harrohet Covid, prindërit nuk ruajnë distancën

Vëzhgimi/ Dyndje para shkollave, harrohet Covid, prindërit nuk

Mbajnë maskë, por jo distancë. Këta janë prindërit që presin në dyert e shkollave të marrin fëmijët pas përfundimit të mësimit.

Duket se frika për përhapjen e koronavirusit prej fëmijëve, me nisjen e vitit shkollor ka nisur të zbehet. Ekspertët e shëndetit publik thonë se rreziku nuk janë fëmijët sesa prindërit e tyre që neglizhojnë masat anticovid.

Shkollat po zbatojnë me rigorozitet masat anticovid duke filluar që me mbylljen e dyerve të saj duke mos lejuar asnjë prind të hyjë në territorin e shkollës. Por ajo çka vërehet rëndom me nisjen e normalitetit të mësimit, janë tubimet e prindërve para dyerve të shkollave.

Dikush me maskë e dikush jo, ata rrinë ngjitur me njëri-tjetrin në pritje të daljes së fëmijës nga shkolla. Prindërit, që duhet të ishin promotorë të zbatimit të rregullave për parandalimin e përhapjes së Covid, duket se e kanë marrë më lehtë virusin.

E vetmja gjë që i shqetëson është pritja e gjatë në dyert e shkollave. Gjatë një vëzhgimi në një nga shkollat e kryeqytetit, “Edith Durham”, siç shihet në foto, ka grumbullime masive të prindërve që presin kryesisht fëmijët e ciklit të fillores. Rregullorja e shkollës kërkon që fëmija të dorëzohet nga mësuesi tek prindi ndaj këta të fundit presin çdo ditë jashtë.

Edhe ekspertë të shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për grumbullimet masive të prindërve që rrezikojnë të përhapin koronavirusin. Prej disa ditësh ata kanë kërkuar respektim të distancës fizike pasi është shumë e rëndësishme për të mbajtur në kontroll virusin covid.

“Transmetimi nga fëmija te fëmija dhe nga fëmija tek i rrituri është shumë më i ulët. Gjithashtu, vetë fëmijët fatmirësisht nuk e kalojnë rëndë sëmundjen”, thonë ekspertët e shëndetit publik të cilët i bëjnë thirrje prindërve të shmangin radhët në dyert e shkollave pasi kështu mbrojnë dhe fëmijët.

Vëzhgimi/ Dyndje para shkollave, harrohet Covid, prindërit nuk

Vëzhgimi/ Dyndje para shkollave, harrohet Covid, prindërit nuk

Vëzhgimi/ Dyndje para shkollave, harrohet Covid, prindërit nuk

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore