Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vetëvrasja e pacientit me Covid/ Reagon PD, Pampuri: Ministres i ka dalë situata totalisht nga kontrolli

Vetëvrasja e pacientit me Covid/ Reagon PD, Pampuri: Ministres i ka

Partia Demokratike ka reaguar për vetëvrasjen të 52-vjeçarit Preng Gjonajt, pacient i prekur nga Covid-19, i cili dha fund jetës jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit "Shefqet Ndroqi", ku edhe po kurohej.

Ish-depetutja e PD-së, Oriola Pampuri në një reagim të sajin, sa i përket kësaj ngjarjeje të rëndë shprehet se megjithë rastet e përsëritura të vetvrasjeve ministria asnjë masë për psikolog në spitalet COVID. Situata ka dalë totalisht jashtë kontrolli

"Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka gjetur sulmin ndaj opozites. Zgjidhja eshte siguria e jetes dhe shendetit te pacienteve, ketu keni deshtuar, dhe merreni me sulme. Ngjarja e rëndë në spitalin "Shefqet Ndroqi", Covid 2, na prek emocionalisht të gjithëve. I treti rast, brenda pak kohësh, qe tronditi sigurisht familjaret, dhe opinionin publik. Vetevrasjet ndodhin nën një gjendje të ngarkuar psikologjike, kur personi humbet përgjegjshmërinë, dhe shpresën, dhe një nga rrugëdaljet nga kjo gjendje psikologjike shumë e renduar, shikon vetëvrasjen", shprehet Pampuri.

Ajo ngren shqetësimin se në vendin tonë ka mungesa të psikologut në spitalet e Covid, duke shtuar se nëse ndodh tre herë një ngjarje e tillë, tregon se ka mungesa të psikologëve.

"Bazuar në shume raste te personave qe kane patur nje eksperience, pra e kane kaluar Covid 19, theksohet qe perpos simptomave te tjera, ka qene dhe ngarkesa psikologjike, e shprehur si forme paniku, kjo nxitur dhe nga perballja me dicka te panjohur per te cilen di shume pak ose aspak, duke i shtuar kesaj dhe informacionet qe degjon, te ben te ndjesh pasiguri dhe ankth. Ne te gjitha vendet e botes në këtë periudhë psikologu ka marrë një rol të rëndësishëm, madje edhe duke u berë pjesë e stafeve mjekësore. Në Shqipëri mungesa e psikologut, mungesa e mbështetjes psiko-emocionale, në spitalet Covid, ka çuar deri këtu. Nëse ndodh një herë, merren masa, nëse ndodh dy herë, është e rëndë, por nëse ndodh për të tretën herë, dhe spitali është gjendur përsëri pa staf mbështetës me psikologë, ështe ë pafalshme", shprehet Pampuri.

Ish-deputetja në reagimine  saj thekson se "papërgjegjshmëria nga ana ministrisë, në pajisjen e spitaleve Covid me psikologë vijon. Kjo papërgjegjshmëri, po vijon të rëndojë mbi shëndetin e jetën e qytetarëve. Para një jave papërgjegjshmeria e qeverisë bëri që të humbasë jetën një qytetar, sot përsëri një ngjarje e rendë"./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore