Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gozhdon Berishën, lezhjani nga SHBA: Gabove pse heshte doktor, humbja e PD nisi që nga 2011-a

Gozhdon Berishën, lezhjani nga SHBA: Gabove pse heshte doktor, humbja e PD

Jo gjithçka ka shkruar fjollë në takimin me skype, online të Berishës me emigrantët shqiptarë. Një emigrant nga Lezha që jeton në SHBA ka kritikuar ish-kryeministrin Sali Berisha se heshti për paktin e 2017-ës. Ndryshe nga Berisha, ai u shpreh se humbjet në PD nuk janë regjistruar këto tetë vite, por që nga 2011, duke nënkuptuar edhe zgjedhjet lokale dhe më pas 2013-ës.

"Unë e di se pse ke heshtur, që për shkak të karakterit tënd të fortë, ke heshtur në 10 vite politike, që ka pësuar nga humbje në humbje. "Never say never" thonë politikanët, por ti ke qëndruar në heshtje. Nga 2011 PD njeh vetëm humbje, por duhet të them se humbja e 2017, që pikërisht ti duhet të kishte ndërhyrë fuqishëm, ishte turpshme dhe ti duhet të kishte ndërhyrë, Rama ai bëri marrëveshje me Bashën dhe krijoi bashkëqeverisjen. Në 2017 ku një pjesë e ish-deputetë punuan kundër PD. Tre muaj përpara zgjedhjeve krijimi i tre partive dëmtoi jo Lulzim Bashën, por PD. Parti e hapur doktor është gjëja më e mirë, por është integrimi i të rinjve është gjëja e më e mirë", tha ai.

Berisha u mbrojt, duke deklaruar se ka kërkuar falje dhe se ka gabuar që e mbështeti Bashën, një të ri, që  e cilësonte si shpresa.

"Ndjesë për njeriun që dëshmoi se nuk e meritonte, kam kërkuar ndjesë që në vitin 2017. Por theksoi kur unë u angazhova nga një përfaqësues tjetër kam ndjerë kënaqësinë më të madhe, ajo do të sjellë në shërbim të Shqipërisë, por në të vërtetë ai ishte një zhgënjim i madh, por nuk më dobëson në mënyrë absolute besim te të rinjtë", u mbrojt Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore