Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vetëm 66 vjeç/ Covid-19 vazhdon merr jetë në Shqipëri, ja rasti i fundit

Vetëm 66 vjeç/ Covid-19 vazhdon merr jetë në

Teksa rastet e reja janë gjithmonë në rënie, duket se Covid-19 nuk është larguar plotësisht nga vendi ynë, pasi vijon të marrë jetë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 66-vjeçar nga Gjirokastra. Ndërkohë, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, pas kryerjes së 559 testimeve. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 559 testime, 15 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

10 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 559

Testime totale 2,001,623
Raste pozitive 331,976
Raste të shëruara 328,202
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131
Vlorë 15
Fier 10
Gjirokastër 5
Berat 5
Durrës 5

Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore