Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vetëm 124 raste aktive me covid në Shqipëri, ja si paraqitet situata qark pas qarku

Vetëm 124 raste aktive me covid në Shqipëri, ja si paraqitet

Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë pozitive dhe nën kontroll me shumë pak raste të reja të infektuarish dhe pa viktima.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 124 raste aktive me koronavirus. Shkodra vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve, me 42 të infektuar aktivë,e ndjekur nga Tirana me 35 dhe Durrësi me 12.

Një prej qarqeve më të mëdha në vend, Vlora, nuk ka asnjë rast aktiv, ndërsa Fieri regjistron vetëm 1. Situata është shumë pozitive edhenë Kukës dhe Korçë, me përkatësisht vetëm nga 2 raste aktive me covid.

Dibra ka 3 raste, Gjirokastra 4, Elbasani 5, ndërsa Lezha  8 raste aktive. Në Berat, sipas të dhënave zyrtare, janë 10 raste aktive më covid, ndërsa në Durrës  12 raste.

Situata në spitale

Edhe situata në spitalet covid paraqitet pozitive. Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Vijnë 50 mijë vaksina

Në aeroporti “Nënë Tereza” kanë mbërritur mbrëmë 50,000 doza të vaksinës Coronavac. Me mbërritjen e kësaj sasie është kaluar mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore