Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Verë 2020/ Flet për 'Shqip' arreduesja Anila Hetoja: Visheni shtëpinë dhe veten me ngjyra

Verë 2020/ Flet për 'Shqip' arreduesja Anila Hetoja: Visheni

2020 do të mbahet mend gjatë për çfarë solli dhe për atë që nuk dihet ende se çfarë vjen, por të gjithë duket se kemi lënë pas muajt e izolimit si pasojë e pandemisë dhe po mendojmë të shijojmë sezonin veror.

Por për të harruar sadopak periudhën stresante të karantinës, artistët sugjerojnë ngjyrat që këtë sezon duket se do të jenë pjesë e pandashme e stilit të jetesës, në shtëpi e jashtë saj.

Piktorja dhe interor design Anila Hetoja në një intervistë për gazetën "Shqip", thotë se ajo çfarë sugjeron janë përdorimi i ndriçimit natyral në ambientet ku jetojmë.

Hetoja vlerëson se arredimi i shtëpisë gjatë sezonit veror duhet të ndryshojë në raport me muajt e tjerë.

Në vlerësimin e artistes, veshja e shtëpië me ngjyra është terapia më e mirë për të harruar ditët e karantinës.

Më poshtë intervista e plotë:

1. Çfarë të rejash sjellin interior designer për sezonin veror, cilat janë ngjyrat me të cilat duhet të veshim ambientet e brendshme?

Kjo verë sjell një larmi ngjyrash të cilat do të jenë terapia më e mirë për të harruar pasojat e karantinës, ku shtëpia u shndërrua në ambientin e vetëm në të cilin jetuam dhe punuam. Eshtë mëse normale që një pjesë e aksesorëve apo arredimi i brendshëm të duken të mërzitshme ndaj do të sugjeroja përdorimin së pari të një ndriçimi normal që të depërtojë në të gjithë ambientin.

Perdet gjatë verës sugjeroj që të jenë të lehta dhe me ngjyra të hapura. Ndërsa prodhuesit e mobiljeve dhe interior designer të njohur në botë sugjerojnë që këtë verë mobiljet të jenë bardh e zi, që nga mobiljet e deri tek pllakat.

Nuk duhet të mungojnë lulet natyrale pasi përcjellin relaks dhe i japin jetë ambientit. Ajo çfarë nevojitet për t'i dhënë jetë ambientit është ndërthurja e ngjyrave të ftohta me ato të ngrohta. Trend i kësaj vere janë ngjyra blu marinë, e verdha dhe ngjyra e artë.

Detajet janë elementi kryesor në planifikimin e atmosferës ideale për ju.

Dizenjimi Industrial është bashkohor për të rinjtë sot për sot dhe trendet e 2020 janë tapiceri prej lëkure, dru i errët, divanë prej materiali xhins, dhe pëlhura me tekstil shtojnë shumëllojshmëri dhe interes vizual për mobilimin e ketij dizenjimi i cili është komod dhe shumë praktik për të rinjtë.

Ajo që do të doja t'i sugjeroja është që të mos e teprojnë me materiale dekorative, të qëndrojnë tek ngjyrat neutrale, të mos përdorin ngjyra të forta në muret e shtëpisë si jeshile, e zeze, e kuqe pasi janë ngjyra të forta dhe kanë ndikim jo të mirë në psikikën e njeriut.

Për të patur një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë në shtëpinë tuaj nuk është e thënë të shpenzosh, por të dish të kombinosh bukur, thjesht dhe me shije vendin ku jetoni dhe cfarë është më e rëndësishme të mbahet pastër dhe sa më thjeshtë.

2. Ju si interior designer lëvroni në dy disiplina, pikturën si art figurativ dhe dizenjimin e brendshëm, sa harmoni gjeni mes tyre?

Një arredim i brendshëm nuk mund të quhet i përfunduar nëse nuk ke menduar edhe për pikturat, stilin, ngjyrat.
Pikturat janë element kryesor për të ndryshuar dhe për t'i dhuruar ambientit një pamje të re dhe të freskët në këto ditë të nxehta.

Ato duhet të jenë në hamoni me stilin dhe ngjyrat e ambientit.

Disa nga elementet dekorativ janë metali, druri, qelqi e deri tek ari dhe argjendi. Metalet mund të futen në zbukurim përmes llambave dhe aksesorëve të ndryshëm si kornizat e pasqyrave, këmbët e disa mobiljeve, siç janë tavolinat e kafesë dhe copa të tjera dekorative të vogla..

3. Cilat janë planet tuaja?

Jam duke punuar për ekspozitën e radhës, uroj që të kem mundësi që ta realizoj (duke marrë parasysh situatën që po jetojmë) dhe që nëpërmjet artit tim të dhuroj për artëdashësit pak momente qetësie shpirtërore dhe të motivohemi për të ecur përpara duke shpresuar që të dalim nga kjo situatë kritike jo vetëm ekonomike por edhe psikologjike.

Verë 2020/ Flet për 'Shqip' arreduesja Anila Hetoja: Visheni

Verë 2020/ Flet për 'Shqip' arreduesja Anila Hetoja: Visheni

Verë 2020/ Flet për 'Shqip' arreduesja Anila Hetoja: Visheni

Verë 2020/ Flet për 'Shqip' arreduesja Anila Hetoja: Visheni

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore