
Vendimi/ Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve, por kujdes me taksat
Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. Akti Normativ është firmosur nga kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku. DPRRTSH sqaron se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri.
Shtyrja e kolaudimit bëhet për shkak se gjatë 2020, pati bllokime qarkullimi. Po ashtu shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit. Shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet.
Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, pasi kanë kamata.
Një sqarim të tillë ka dhënë edhe vetë drejtori DPSHTRR, Blendi Gonxhja gjatë një reagimi në rrjetet sociale. “Çdo certifikatë kolaudimi e kryer në 2020, merr një shtesë vlefshmërie 3 muaj, me VKM e miratuar në 23.12.2020! Pra data së skadencës suaj shtojini 3 muaj! Kujdes, taksat e vitit 2021 duhet t’i paguani, në DPSHTRR, rregullisht, kur shërbimi te hapet pas pushimeve! DPSHTRR dhe MIE po kryejnë procedurat me Kodin Rrugor, ndryshimet e të cilit u miratuan ne qeveri ne Dhjetor, e që presin miratimin në Parlament, e pasi aktet e reja te mbyllen do ketë njoftim e botim zyrtar”, shkruan Gonxhja.







Përmbyset situata, tani gratë më të rrezikuara nga koronavirusi
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Shpresë për botën! Çfarë dihet për ilaçin e ri që jep imunitet të menjëhershëm ndaj koronavirusit

Covid nuk ndalet/ Shënohen 4 humbje jete dhe 168 raste të reja në Shqipëri, ja harta e qyteteve

Ilaçi anti Covid/ “Dështimet” e Shteteve të Bashkuara po frenojnë kërkimet për mjekimin
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
