Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Veliaj zbulon projektin e ri të Zogut të Zi në "Breaking": Ja si do të shndërrohet

Veliaj zbulon projektin e ri të Zogut të Zi në

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi projektin e ri për Zogun e Zi në kryeqytet. I ftuar në Breaking në Top News, kryebashkiaku tregoi se do ndërtohet një nënkalim.

E pyetur nga gazetarja Sidorela Gjoni se a do ketë mbikalim te Zogu i Zi, Veliaj u shpreh se në fakt bëhet fjalë për një nënkalim, pasi sipas tij bërja e mbikalimeve do të thotë ngritje muresh që ndajnë qytetin.

Ai shtoi se është dhe më komode për qytetarët dhe automjetet që të ketë nënkalime.

“Punohet me nënkalime, do të jetë futja poshtë në tokë dhe do dalin në anën tjetër të sheshit me nënkalim, por të tjerat pjesa e pedonaleve dhe e biçikletave do jetë në rrugë të drejtë, se makinat nuk lodhen të bëjnë lartë e poshtë,” tha Veliaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore