Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vazhdon rënia në tregun valutor, euro në nivele minimale kundrejt lekut shqiptar

Vazhdon rënia në tregun valutor, euro në nivele minimale kundrejt

Euro vijon të mbetet në kuota minimale kundrejt lekut shqiptar.Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për rreth një javë një euro është shkëmbyer mesatarisht me 116 lekë duke pësuar luhatje të vogla.

Por rënia që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike, sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej me 119 lekë.

Ky  mbetet një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vendin tonë që prej fillimit të këtij viti.

Ndikim në dobësimin e euros kanë dhënë ardhja e turistëve, paralajmërimi i një amnistie për paratë e padeklaruara por edhe dobësimi i monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare .

Por ekspertët paralajmërojnë se kursi i këmbimit do të vijojë të jetë në ndikimin e turizmit dhe parashikohet  një rënie e mëtejshme  e euros gjatë muajit gusht i cili pritet të ketë   më shumë turistë të huaj.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Raporti euro – lekë ka pësuar rënie me 4.4%.

Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe inflacioni detyroi Bankën Qendrore Europiane që pas 11 vitesh të risi me  0.5%  normën bazë të interesit.

Ndërkohë edhe dollari amerikan ka pësuar ulje gjatë ditëve ët fundit duke u shkëmbyer me rreth 114 lekë  nga 117 që ishte në mes të këtij muaji kur u barazua me monedhën europiane. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore