Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vazhdojnë shifrat e larta nga Covid-19 në vend/ Ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Vazhdojnë shifrat e larta nga Covid-19 në vend/ Ja sa viktima u

926 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, teksa janë kryer 2245 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se dhe sot është shënuar një viktimë, një qytetare 84-vjeçare nga Tirana.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2245 testime, 962 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 416 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 962 qytetarë, në këto bashki:

404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeçe.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         962

Të shëruar në 24 orë       416

Të shtruar në spitale         33

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 2245

Testime totale              1,865,425

Raste pozitive                 287,694

Raste të shëruara             277,992

Raste Aktive                        6,189

Humbje jete                         3,513

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,757

Fier                                          444

Durrës                    440

Vlorë                                      364

Shkodër                                 251

Berat                                       217

Elbasan                   203

Gjirokastër                         179

Lezhë                                     150

Korçë                                       91

Dibër                                        68

Kukës                                      25

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore