Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Varianti i ri Covid/ OBSH: Mund të ketë pasoja të rënda, përshpejtoni vaksinat

Varianti i ri Covid/ OBSH: Mund të ketë pasoja të rënda,

Organizata Botërore e Shëndetësisë në reagimin e saj të fundit ka bërë me dije se rreziku nga drejtuesi i ri i pandemisë Omicron është shumë i lartë dhe mundësia për përhapjen në botë është shumë i madh.

Ndër të tjera theksohet se në varësi të karakteristikave që mund të ketë sëmundja, mund të kemi një rritje të rasteve të reja që mund të kenë dhe gjendje të rëndë.

Ndërkohë në kuadër të situatës së krijuar nga varianti i ri OBSH ka kërkuar nga 194 vendeve që të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe të marrin masat e nevojshme për të siguruar shërbimet shëndetësore.

Ndërsa në lidhje me faktin nëse imuniteti dhe vaksina do të ndihmojnë në shmangien e infektimit nga lloji i ri i virusit, OBSH është shprehur se një përgjigje e tillë pritet që të jepet në ditët në vijim.

Në reagimin e saj Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje vendeve anëtare që të përshtatin udhëzimet e tyre të udhëtimit ndërkombëtar në kohën e duhur duke kryer një vlerësim të rrezikut dhe sqaron se do të ofrohen udhëzime shtesë.

Njoftimi i OBSH

Më 26 nëntor 2021,  OBSH e cilësoi variantin Omicron, një variant shqetësues. Ky vendim u bazua në provat e paraqitura se Omicron ka disa mutacione që mund të kenë ndikim në mënyrën se si vepron, për shembull, se sa lehtë përhapet ose në ashpërsinë e sëmundjes që shkakton.

Po çfarë deri më tani për variantin e ri?

Studiuesit në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën po kryejnë studime për të kuptuar se si funksionon  Omicron.

Transmetueshmëria : Nuk është ende e qartë nëse Omicron është më i transmetueshëm krahasuar me variantet e tjera, duke përfshirë Delta. Numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitivë  vazhdon të rritet në zonat e Afrikës së Jugut por ende janë duke u zhvilluar studime epidemiologjike për të kuptuar nëse është për shkak të Omicron apo faktorëve të tjerë.

Ashpërsia e sëmundjes: Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse Omicron shkakton sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera, përfshirë Delta. Aktualisht nuk ka asnjë informacion që tregon se simptomat për shkak të  Omicron ndryshojnë nga simptomat e varianteve të tjera.

Rastet e para të raportuara ishin në mesin e studentëve të universitetit – individë të rinj që priren të zhvillojnë simptoma të lehta por do të na duhen disa javë për të kuptuar ashpërsinë e variantit Omicron. Të gjitha variantet e COVID-19, duke përfshirë variantin Delta që është dominues në mbarë botën, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda ose të rrisin rrezikun e vdekjes, raporton abcnews.al

Rreziku nga infektimi i mëparshëm me SARS-CoV-2

Provat paraprake sugjerojnë se mund të ketë një rrezik të shtuar të riinfektimit me Omicron (domethënë njerëzit që janë infektuar më parë me COVID-19 mund të riinfektohen më lehtë me Omicron), në krahasim me variantet e tjera shqetësuese, por informacioni është i kufizuar.

Efektiviteti i vaksinave : OBSH po punon me partnerë teknikë për të kuptuar ndikimin e mundshëm të këtij varianti në masat ekzistuese, duke përfshirë vaksinat. Vaksinat mbeten kritike për reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, duke përfshirë  variantin dominues Delta.

Efektiviteti i testeve aktuale : Testet PCR të përdorura gjerësisht vazhdojnë të zbulojnë infeksionin, duke përfshirë  edhe Omicron. Por ka ende disa studime, të cilat janë ende në vazhdim për të përcaktuar nëse ky variant ka  ndonjë ndikim në llojet e tjera të testeve, duke përfshirë testet e zbulimit të shpejtë të antigjenit.

Efektiviteti i trajtimeve aktuale : Kortikosteroidet dhe bllokuesit e receptorëve IL6 janë ende efektivë në trajtimin e pacientëve që kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid. Gjithashtu priten të  vlerësohen trajtime të tjera për të parë nëse ato janë ende po aq efektive duke pasur parasysh ndryshimet në variantin Omicron.

Studimet e reja

Aktualisht, OBSH po koordinon me një numër të madh studiuesish në mbarë botën për të kuptuar më mirë Omicron. Studimet që janë duke u zhvilluar ose që  do të zhvillohem së shpejti përfshijnë vlerësime të transmetueshmërisë, ashpërsisë së infeksionit (përfshirë simptomat), efektivitetin e vaksinave, testeve diagnostikuese dhe efektivitetin e trajtimeve.

OBSH nga ana tjetër ka inkurajuar  vendet që të kontribuojnë në mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave të pacientëve të shtruar në spital përmes Platformës së të Dhënave Klinike të OBSH për COVID-19  për të përshkruar me shpejtësi karakteristikat klinike dhe rezultatet e pacientëve.

Informacionet e detajuara priten të bëhen publike brenda disa javësh. OBSH do të vazhdojë të monitorojë dhe vlerësojë të dhënat pasi ato bëhen të disponueshme dhe të vlerësojë se si mutacionet e Omicron ndryshojnë sjelljen e virusit.

Masat që duhet të marrin vendet

Duke qenë se Omicron është cilësuar si një variant shqetësues, OBSH ka rekomanduar disa masa që duhet të marrin vendet, duke përfshirë rritjen e mbikëqyrjes dhe renditjen e rasteve; ndarjen e sekuencave të gjenomit në bazat e të dhënave të disponueshme publikisht, të tilla si GISAID; raportimi i rasteve ose grupimeve fillestare tek OBSH; kryerja e hetimeve në terren dhe vlerësimeve laboratorike për të kuptuar më mirë nëse Omicron ka karakteristika të ndryshme transmetimi ose ndikon në efektivitetin e vaksinave, diagnostikimit ose masave të shëndetit publik dhe social.

Vendet duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat efektive të shëndetit publik për të parandaluar qarkullimin e COVID-19 në përgjithësi, duke përdorur një analizë të rrezikut dhe një qasje të bazuar në shkencë. Ata duhet të rrisin disa kapacitete shëndetësore publike dhe mjekësore për të menaxhuar rritjen e rasteve.

Për më tepër, është jashtëzakonisht e rëndësishme që pabarazitë në aksesin ndaj vaksinave të adresohen urgjentisht për të siguruar që grupet e cenueshme kudo, përfshirë punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit, të marrin dozat e tyre të para dhe të dyta, krahas aksesit të barabartë në trajtim dhe diagnostikim.

Veprimet që duhet të kenë parasysh njerëzit

Hapat më efektivë që mund të ndërmarrin individët për të reduktuar përhapjen e virusit është mbajtja e një distance  të paktën 1 metër nga të tjerët; përdorimi i një maske, dritaret duhet të qëndrojnë të hapura për të përmirësuar ventilimin; duhet të shmangni hapësirat e ajrosura keq ose të mbushura me njerëz; të lani sa më shpesh duart; dhe të vaksinoheni.

OBSH do të vazhdojë të ofrojë përditësime rreth virusit  dhe përveç kësaj, informacioni do të jetë i disponueshëm në platformat e mediave digjitale dhe sociale të OBSH-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore