Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Variant i ri i COVID/ Mutacioni i Delta Plus po shqetëson ekspertët

Variant i ri i COVID/ Mutacioni i Delta Plus po shqetëson

Një mutacion i zbuluar së fundmi tek varianti delta po hetohet në Mbretërinë e Bashkuar, prej shqetësimeve se mund ta bëjë virusin edhe më të transmetueshëm, duke cënuar më tej efektshmërinë e vaksinave. Megjithatë, ka ende shumë panjohuri në lidhje me nënllojin e variantit Delta, të quajtur AY.4.2, që disa e quajnë thjesht “Delta Plus”. 

Mediat ishullore shkruajne se autoritetet shëndetësorë të qeverisë britanike kanë thënë se është shumë herët për të thënë nëse mutacioni përbën rrezik më të madh ndaj shëndetit publik se varianti Delta, që vetë është më i transmetueshëm se origjinali.

Megjithatë, ata kanë thënë se po e monitorojnë mutacionin me detaje, pasi përbën tashmë 6% të rasteve me Covid në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që infeksionet po rriten shpejtë. Viruset pësojnë vazhdimisht mutacione dhe koronavirusi që u shfaq në Kinë në fund të 2019-s, ka pësuar ndryshime të shumta të vogla, që e kanë bërë më të trasnmetueshëm dhe efektiv në përhapje.

Kjo u vëzhgua fillimisht me variantin Alfa, sekuenca e të cilit u zbulua për herë të parë në Britani, dhe që u përhap në të gjithë botën përpara se të mbizotërohej nga varianti Delta i zbuluar në Indi. 

Megjithatë, javën e kaluar Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani, publikoi një raport ku theksoi se një nënvariant i Delta, po zgerohet në Angli dhe se po monitorohet nga afër, përfshirë për mutacione të proteinës gjemb. Britania po sheh një rritje të shqetësuese të rasteve me Covid, me 40,000- 50,000 infeksione të reja në ditë, në javën e kaluar. Kjo ka bërë që ekspretët të vënë në pikëpyetje se pse birtania është kaq e cënuar nga Covid për momentin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore