Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksinimi/ Manastirliu: Procesi po vijon me moshat mbi 65 vjeç, nga e hëna +60 me sëmundje kronike

Vaksinimi/ Manastirliu: Procesi po vijon me moshat mbi 65 vjeç, nga e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin 'Skëndërbej' mëngjesin e sotëm.

"Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve", tha Manastirliu.

Duke ju kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore