
Vaksinën anti Covid/ COVAX ku bën pjesë edhe Shqipëria: Mbodhëm 7 miliardë USD më shumë
Aleanca COVAX, në të cilën është e përfshirë edhe Shqipëria për të siguruar vaksinën e Covid 19 për vende që janë ende në zhvillim dhe me probleme ekonomike, ka bërë të ditur se ka arritur të mbledhë deri tani 2 miliardë dollarë më shumë se plani dhe në 2021 pritet që të mblidhen edhe 5 miliardë më shumë, USD për të shpërndarë vaksinën në vendet me probleme ekonomike. Kjo bëhet e ditur në një njoftim për shtyp që ka shpërndarë COVAX në lishje me takimin.
Kjo aleancë ku bën pjesë edhe OBSH, UNICEF, Banka Botërore e disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare ka zhvilluar një takim në Gjenevë ku ka qendrën dhe ka bërë të ditur se do të jetë e gatshme të shpërndajë faksinën për popullatat e këtyre vendeve.
Në aleancën Covax marrin pjesë më shumë se 101 vende dhe në takimin e Gjenevës morën pjesë rreth 500 pjesëmarrës.
Dr Seth Berkley, CEO i COVAX deklaroi se "Vetëm një javë pasi mbështetja bujare e donatorëve na ndihmoi të tejkalonim objektivin e mbledhjes së fondeve AMC prej 2 miliardë dollarësh për vitin 2020, niveli i pabesueshëm i pjesëmarrjes në këtë takim historik është një dëshmi e frymës së bashkëpunimit shumëpalësh që po drejton COVAX".
Ai shtoi se 95 vende me të ardhura më të larta tashmë janë regjistruar si anëtarë të vetëfinancimit të Facility, duke u bashkuar me 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme të cilët do të kenë pjesëmarrjen e tyre të mbështetur nga Gavi COVAX AMC.
COVAX kohët e fundit tejkaloi synimin e saj për mbledhjen e fondeve në vitin 2020 prej 2 miliardë dollarë amerikanë, me të paktën 5 miliardë dollarë më shumë të nevojshëm në 2021 për të blerë doza të subvencionuara nga donatorë të vaksinave të aprovuara për grupe të prekshme në ekonomitë e AMC të përshtatshme”./GazetaShqip

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falja bëhet në xhamia

Vaksina e parë Anti Covid/ Të parën në Shqipëri e merr doktoresha Çomo

Mposhti Covid, mjeku i njohur dhuron plazmën
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
