Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksinë ose test PCR/ Këto janë kushtet që vendos ky shtet europian për pasagjerët shqiptarë

Vaksinë ose test PCR/ Këto janë kushtet që vendos ky shtet

Përmes një postimi në “Facebook”, Aeroporti Nënë Tereza ka njoftuar se të gjithë udhëtaret të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Belgjikës duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinës ose testin PCR dhe të kryejnë një test ditën e shtatë ose të kenë me vete një vërtetim i cili tregon se kanë kaluar Covid-19 gjatë gjashtë muajve të fundit. Ndër të tjera, thuhet se fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës. Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezident në Belgjikë duhet:

Të jenë të pajisur me Certifikatën e Vaksinës ose Testin PCR.
Të testohen përsëri në ditën e 7.
Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet:

Të testohen në ditën e parë ose të dytë.
Të testohen përsëri në ditën e 7.
Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore