Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksinat e COVID-19 tregojnë rezultate premtuese të hershme, por vija e finishit është ende larg

Vaksinat e COVID-19 tregojnë rezultate premtuese të hershme, por vija

Të dhënat e përcjella nga prodhues të disa vaksinave kundër Covid 19 janë shprësëdhënëse, dhe tregojnë se shkencëtarët janë në rrugën e duhur të zhvillimit me një shpejtësi rekord të një vaksine të shumëpritur, efikase dhe të sigurtë.

Të hënën, tre grupe hulumtuese trumpetuan secila rezultate pozitive në fazat e para të testimit, duke demonstruar se vaksinat e tyre eksperimentale shkaktuan një përgjigje imune të shumëfishtë, e cila mund të jetë e një rëndësie kyce për mbrojtjen afatgjatë kundër infeksionit.

Këto grupe përfshinin Universitetin e Oksfordit dhe partnerin e saj AstraZeneca, Pfizer dhe partneren BioNTech dhe kompaninë kineze të vaksinave CanSino Biologics. Javën e kaluar, Moderna nxorri ??gjithashtu të dhëna premtuese të hershme.

Por ekspertët paralajmërojnë se këto studime, sado të lavdërueshme që të jenë, do të duhet të konfirmohen me prova masive klinike të Fazës 3, duke përfshirë dhjetëra mijëra njerëz, për të përcaktuar nëse ndonjë vaksinë mund të jetë vërtet efektive.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka të paktën 23 kandidatë për vaksina të COVID-19 që kanë përparuar në faza të ndryshme të studimeve njerëzore. Deri tani, janë disa prej tyre që kanë dëshmiar të dhëna premtuese paraprake nga provat e hershme klinike, qoftë në revista të njohura shkencore, qoftë edhe drejtpërdrejt në internet ose në njoftimet për shtyp.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore