Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania” ku edhe po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor tha se deri më tani janë realizuar mbi 11 mijë në të gjithë vendit.

Gjithashtu ajo theksoi se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax, ndërsa theksoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara.

“Vijon vaksinimi i personelit mjekësor të spitaleve universitare dhe mjekë e infermierë të kujdesit parësor, ndërsa janë mbi 11 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të mbërrijë sasia tjetër e vaksinave të Pfizer dhe dërgesa e parë nëpërmjet kontratës me COVAX”, shprehet Manastirliu.

Janë planifikuar rreth 14.400 doza nga kjo marrëveshja, sipas Manastirliut dhe se me dërgesën e parë do të zgjerohet plani i vaksinimit.

“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke folur për vaksinimin e të moshuarve, Manastirliu tha: “Me përfundimin e mjekëve, infermierëve, gjithë personelit shëndetësor, me përfundimin e vaksinimit të të moshuarve në azile, kujdestarëve të tyre, gjithashtu do të intensifikojmë edhe vaksinimin e të moshuarve dhe do të vijojmë edhe përgjatë ditës së dielë me vaksinimin e të moshuarve +80, duke filluar me fashën +90 vjeçare, duke vijuar vaksinimin”, tha Manastirliu.

Sot po vijon vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. Deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë. Këtë të mërkurë, emisioni ‘Me pak fjalë’ në Euroneës Albania ka sqaruar se si do të përfitojë vendi ynë nga kjo skemë.

Aleanca COVAX u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 180 shtete, përfshi të gjitha anëtaret e BE-së. COVAX ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të aleancës.

Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë kanë prodhuar një vaksinë. Paraprakisht, COVAX ka përllogaritur se kostoja e një doze vaksine do të jetë 10.55 dollarë.

Skema COVAX ofron dy lloje kontratash për vendet: marrëveshje paraprake për blerjen e vaksinës dhe marrëveshje opsionale për blerjen e saj. Të dyja marrëveshjet garantojnë qasje në portofolin e vaksinave të COVID-19 me çmimin që do të negociojë COVAX.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore