Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Vaksina s’të mbron 100 %”/ Skënder Brataj shpjegon rastet e vdekjeve të personave me dy doza

“Vaksina s’të mbron 100 %”/ Skënder Brataj shpjegon

Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen.

Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza .

“Vaksina nuk mbron 100% , edhe mund të ketë vdekje”, tha Brataj.

Në spitalet covid po trajtohen 175 qytetarë ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore . Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë. / Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore