Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Vaksina në Shqipëri mund të vijë në shkurt-mars”, mjeku imunolog: I vetmi mjet për të ndaluar Covid-19

“Vaksina në Shqipëri mund të vijë në

I vetmi mjet për të ndaluar pandeminë është vaksina ndaj Covid-19. Kështu është shprehur mjeku imunolog, Genc Sulçebe. Shqipëria tashmë e ka arritur marrëveshjen me ‘Covax’. Projektligji është depozituar në Kuvend dhe Shqipëria ka porositur 1 milionë e 140 mijë vaksina për 3.9 milionë dollarë.

Sulçebe gjatë një interviste për “News24”, parashikoi që vaksina në Shqipëri mund të vijë në shkurt-mars, teksa shton se këto 4-5 muaj në pritje do të jenë shumë të vështirë dhe duhen mbajtur masa.

Ndërsa duke folur në lidhje me mbajtjen e maskës si në ambientet e mbyllura ashtu edhe të hapura, mjeku imunolog u shpreh se është një masë  efektive që duhet kombinuar së bashku me distancimin social dhe duke shmangur prekjen e fytyrës me duar jo të dezinfektuara.

Për maskën kirurgjikale thotë se nuk duhet përdorur më shumëse 4-5 herë në ditë, kurse ajo tekstile mund të mbahet më gjatë dhe të pastrohet ditë për ditë.

Ende shqiptarët kanë pikëpyetjet e veta për vaksinën? Çfarë këshillash keni, a duhet bërë?

Sulçebe: Është një fakt i njohur, që vaksinat kanë bërë epokë në shëndetin publik. Janë bërë që 200 vjet më parë, që realizohen nga moshat e reja. Kanë zgjatur jetëgjatësinë e njeriut. Edhe vaksina ndaj Covid-19 është e domosdoshme për të ndërprerë pandeminë.

S’ka rrugë tjetër dhe për t’u arritur imuniteti kolektiv. S’mund të presim të infektohet gjysma e popullatës shqiptare që popullata jonë të krijojë imunitet.

E vetmja rrugë për imunitetin kolektiv që të ndërpritet epidemia dhe të dalim nga kjo gjendje.

Ka jo vetëm teori, por hipoteza pseudoshkencore dhe hidhen për të frikësuar dhe për të reaguar në mënyrë jo adekuate. Vaksina është e vetmja që mund të shkurtojë zgjatjen e pandemisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore