Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina e tretë e COVID, Universiteti i Oksfordit njofton se vaksina e tyre është deri në 90% efektive

Vaksina e tretë e COVID, Universiteti i Oksfordit njofton se vaksina e tyre

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka rezultuar shumë efektive në ndalimin e infektimit të njerëzve me kroonavirus, në provën e fundit.

Rezultatet e përgjithshme treguan 70% mbrojtje, por studiuesit thonë se shifra mund të jetë deri në 90%, duke ndryshuar dozën.

Rezultatet shihen si një triumf, ndërsa vijnë pasi Pfizer dhe Moderna njoftuan se vaksina e tyre siguronte mbrojtje deri në 95%.

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca njoftuan se vaksina e tyre është efektive në parandalimin e infeksionit dhe është treguar se funksionon në grupe të ndryshme moshe, përfshirë të moshuarit.

Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha: “Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t'i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga Covid-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar informacionin e hollësishëm për rregullatorët. Ka qenë një privilegj që të jem pjesë e kësaj përpjekjeje multi-nacionale e cila do të sjellë përfitime për të gjithë botën. "

Universiteti i Oksfordit tha se analiza e ndërmjetme nga prova e vaksinave në fazën e tretë tregon se efektiviteti 70% vjen nga kombinimi i dy regjimeve të dozave. Njëri ishte 90% efektiv, tjetri 62%.

Në një deklaratë, Profesor Andreë Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit dhe kryeinspektator i Procesit të Vaksinave të Oksfordit, tha: “Këto zbulime tregojnë se kemi një vaksinë efektive që do të shpëtojë shumë jetë. Me interes, ne kemi zbuluar se një nga regjimet tona të dozimit mund të jetë rreth 90% efektiv dhe nëse përdoret ky regjim dozimi, më shumë njerëz mund të vaksinohen me furnizimin e planifikuar të vaksinave”.

Kjo është vaksina e tretë që jep rezultate pozitive në shmangien e infektimit nga COVID, ndërsa më parë Pfizer dhe Modera njoftuan për 95% efektshmërie të vaksinës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore