Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina e katërt për BE, avantazhet që ka në krahasim me Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca

Vaksina e katërt për BE, avantazhet që ka në krahasim me

Një tjetër prodhuese vaksinash ka aplikuar pranë Agjencisë Europiane të Barnave për të marrë autorizimin për përdorimin e  saj në vendet e Europës.

Bëhet fjalë për kompaninë farmaceutike amerikane Johnson & Johnson për të cilen pritet të ketë vendim deri në mes të marsit.

Po cili është avantazhi ndaj vaksinave të tjera?

Vaksina e Johnson dhe Johnson ka një avantazh ndaj tri vaksinave të lejuara tashmë në BE. Sipas ekspertëve, në ndryshim nga produktet e Biontech/Pfizer-it, Moderna-s dhe Astra Zeneca-s, një dozë është e mjaftueshme për imunizim.

Gjithsesi ajo është më pak efektive se të tjerat, pasi sipas prodhuesit, vaksina ka një efektshmëri prej 66 përqind. Magazinimi dhe transporti janë gjithashtu më të lehta. 

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen ka deklaruar se Komisioni do të japë lejen e përdorimit sapo të ketë një vlerësim pozitiv shkencor të EMA-s.

Komisioni i BE ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore