
Vaksina e gripit, epidemiologët: Nuk na mbron nga Covid, imuniteti duhet të mbrohet me ushqim të mirë e vitamina
Me afrimin e vjeshtës, vaksina që mbron nga virusi i gripit, është parashikuar të ofrohet falas për grupet vulnerabël. Kjo masë është menduar nga ministria e Shëndetësisë, si një mundësi mbrojtjeje nga Covid-19 por a na mbron vërtet vaksina e gripit nga koronavirusi?
I pyetur nga gazeta “Shqip” epidemiologu Alban Ylli tha se vaksina e gripit na mbron nga virusi i gripit jo nga covid, por duke qenë se në nëntor pritet qarkullimi i gripit, mbivendosja e dy viruseve do të rrezikonte seriozisht jetën e pacientëve kronikë, që janë më të prekurit nga viruset.
Ministria e Shëndetësisë po mendon të mbulojë me vaksinim edhe personelin shëndetësor, por çfarë ka ndodhur deri më tani me vaksinën e gripit?
Mjekë të familjes apo mjekë pediatër, ndër vite kanë refuzuar ta rekomandojnë kryerjen e vaksinës antigrip, nmegjithë udhëzimet nga autoritetet e larta shëndetësore. Sipas tyre, në shumicën e rasteve, personat që kanë kryer vaksinën e gripit, jo vetëm që janë prekur nga virusi por e kanë kaluar atë me simptoma mjaft të rënda.
Pse po nxiton Ministria e Shëndetësisë të kryejë vaksinimin në një kohë që edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se as vaksina anticovid nuk do të ofrojë mbrojtje të sigurt nga koronavirusi.
Kredo politike apo përpjekje për të minimizuar pasojat e covid, një gjë dihet e sigurt që koronavirusi nuk do të mund të shmanget me vaksinën antigrip.
Epidemiologu Ylli thotë qartë për “Shqip” se nuk mbron nga Covid-19. Ndërsa të tjerë ekspertë vënë theksin tek masat e tjera që duhet të merren me qëllim që kategoritë vulnerabël të kenë akses në medikamentet që duhet të përdorin për të rritur e forcuar sistemin imunitar.
“Personat në rrisk për t'u prekur nga Covid-19, apo gripi kanë nevojë për vitamino-terapi të cilat nëse blihen prej tyre do ti kushtojnë shumë buxhetit të një familjeje me të ardhura të mesme,
Përvec kësaj, sistemi imunitar forcohet me një regjim ushqimor të pasur me proteina e vitamina por dihet se grupet vulnerabël sic janë pacientët kronikë, të moshuarit nuk kanë mundësi financiare të përballojnë këtë kosto të lartë për ushqim specific. Këtu duhet të ndërhyjnë autoritetet shëndetësore”, thonë burimet për “Shqip”
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Historia e plotë >



Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
Lista/ 15 emrat e deputetëve të PS rrezikojnë të mos zgjidhen dhe ata që...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >