Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina e COVID shkakton Infertilitet? Lajmi që trembi mijëra njerëz, ja pse nuk është i vërtetë

Vaksina e COVID shkakton Infertilitet? Lajmi që trembi mijëra

Era e optimizmit që vaksinat sollën me vete tani po fryn në gjithnjë e më shumë vende të botës.

Dhe ndërsa gjithnjë e më shumë po tregojnë eksperiencën e tyre pas marrjes së injeksionit, po flitet gjithnjë e më pak për efektet anësore.

Për shumicën dërrmuese, simptomat kamë qenë të lehta, siç janë dhimbja në vendin e injektimit, ose lodhja për një ose dy ditë, por që zbehen para ndjenjës së lehtësimit dhe shpresës për fillimin e fundit të pandemisë.

Megjithatë ka ende konspiracionistë që flasin se vaksina mund të ndikojë në pjellorinë ose të çojë në humbjen e fetusit. Ky shqetësim tashmë është kthyer në një vorbull aforizmash në rrjetet sociale.

Por a është e mundur që një vaksinë që parandalon një sëmundje të frymëmarrjes, të çojë në inferlitet? Jo nuk është e mundur.

Sipas “Forbes”, gjithçka filloi kur një sërë faqesh filluan të shpërndanin lajmin e rremë në rrjetet sociale duke pretenduar se ekzistonte një lidhje midis proteinës së jashtme, që krijohet pas marrjes së vaksinës dhe formimin e placentës.

Gjatë provave klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech, ishin 23 pjesëmarrës që mbetën shtatzënë.

Kishte një abort spontan, por kjo i ndodhi një pjesëmarrësi që mori placebo sesa vaksinë.

Ndërsa nuk ka asnjë provë që infeksionet akute Covid-19 shkaktojnë infertilitet në afat të shkurtër ose të gjatë, ka pasur prova që infeksioni akut viral mund të çojë në orkit ose inflamacion të testikujve.

Kjo nuk do të ishte e padëgjuar për SARS-CoV-2, pasi viruse të tjera si shytat, hepatiti dhe virusi Epstein-Barr (EBV) shkaktojnë infeksione të tilla.

Raporti fillestar i Agjencisë së Barnave në SHBA, mbi sigurinë e vaksinave dhe rekomandimet për të dy vaksinat e miratuara kohët e fundit përfshirjen e grave shtatzëna si dhe gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë, si pjesë e grupit që rekomandon marrjen e vaksinës në fazën e shpërndarjes fillestare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore