Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina Covid për Shqipërinë/ Testimet e kompanisë rezultojnë të suksesshme

Vaksina Covid për Shqipërinë/ Testimet e kompanisë

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë Astra Zeneca, tregoi një përgjigjë të fuqishme imunitare tek të rriturit e moshës 60 dhe 70 vjec, duke shtuar ndjeshëm shpresat se mund të mbrojë edhe grupmoshat më të rrezikuara nga koronavirusi.

Kërkuesit thonë se gjetjet e bazuara në 560 vullnetarë të shëndetshëm, janë “inkurajuese”. Ato gjithashtu po përpiqen të shohin nëse vaksina do ta frenojë zhvillimin e sëmundjes tek personat që do të marrin pjes ënë fazën e tretë dhe shumë më të gjerë të testimit.

Rezultatet përfundimtare të saj priten brenda disa javësh. Në muajin gusht, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Komisioni Evropian, i cili negocioi në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezulton e sigurt dhe efektive.

Blloku ka njoftuar se do t'u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme. Ndër përfitueset e kësaj vaksine dhuratë nga BE-ja është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Njëra prej tyre tha se vaksina e saj është efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore