Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina anti Covid e gatshme brenda 73 ditëve, India kundër Covishield: Lajm i rremë

Vaksina anti Covid e gatshme brenda 73 ditëve, India kundër

Instituti Serum i Indisë (SII) lëshoi ??një deklaratë përmes të cilës sqaron se pretendimet që vaksina e saj kunder COVID-19 do të jetë gati për përdorim të gjerë pas 73 ditësh, janë të rreme.

"Aktualisht, qeveria na ka dhënë leje vetëm që ta prodhojmë vaksinën dhe ta depozitojmë atë për përdorim në të ardhmen", sqaron ky institut, duke shtuar se COVISHIELD do të komercializohet vetëm pasi testet të dëshmohen të suksesshme dhe pasi të kete marrë të gjithë aprovimin e nevojshëm sipas rregullave në fuqi.

“Duam të sqarojmë se pretendimet e 73 ditëve janë të pavërteta. Testet e fazës së tretë janë ende në zhvillim e sipër dhe ne do të lajmërojmë vetë kur vaksina të jetë e disponueshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë përmes mediave sociale.

India shënon më shumë se 3 milionë të prekur nga koronavirusi me 70.000 raste të reja të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit.

Edhe pse në fillim u duk se vendi kishte arritur ta përballonte mirë pandeminë falë masave të shpejta izoluese, tani infektimet po rriten me ritme shqetësuese duke bërë që India t`i afrohet tani shifrave të frikshme të Brazilit.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore