Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina anti Covid, 202 testime dhe 6 kandidate në botë: Shpresa e vetme te Rusia?!

Vaksina anti Covid, 202 testime dhe 6 kandidate në botë: Shpresa e

KUJDES ME "BEMAT E HERKULIT"- Aktualisht në botë janë duke u testuar 202 kandidatë vaksinash kundër virusit të COVID-19.

Nga 202 vaksina kandidate, 6 prej tyre (3%) janë në fazat më të përparuara (faza e tretë klinike):

Universiteti i Oxford/AstraZeneca (III) Faza e III-te ka filluar ne fund te Qershorit 2020. AZD 1222 (non-replicating viral vector)

Sinovac/Instituti Butantan (III) Faza e III-te ka filluar ne fund te Qershorit 2020. Coronavac (virus i inaktivizuar)

Wuhan Institute/Sinopharm (III) Faza e III-të ka filluar në Korrik 2020. (virus i inaktivizuar)

Beijing Institute/Sinopharm (III) Faza e III-të ka filluar ne Korrik 2020. Coronavac (virus i inaktivizuar)

Moderna (III) Faza e III-të ka filluar në fund të Korrikut 2020. mRNA 1273 (ARN; LNP-encapsulated mRNA)

BioNTech/Fosun/Pfizer (II/III) Faza e II/III-të ka filluar në fund të Korrikut 2020. BNT 162 (3 LNP-mARN)

Aktualisht janë në studime klinike të fazës së dyte edhe 6 kandidate të tjera. Po vaksina ruse?

Gamaleya Research Institute- Faza e parë ka filluar më 17 qershor 2020. Gam-Covid-Vac LYO. Vaksina ruse është aprovuar me 11 Gusht 2020 për përdorim në Rusi.

Megjithatë sipas protokollit të studimit rus, faza e parë klinike filloi me 17 Qershor 2020 dhe do të studiohet efekti i sigurisë për një periudhë 180-ditore. (https://www.bmj.com/content/370/bmj.m3205)

Nga data 17 Qershor deri më 11 Gusht, kalendari thotë se kanë kaluar vetëm 56 ditë,  vetëm 31.1% e periudhës së vëzhgimit për t'u siguruar që vaksina nuk shkakton dëm.

Edhe pse kjo vaksinë në të ardhmen ka mundësitë e saja që të rezultojë e sigurt dhe efektive, fazat klinike duhen kaluar të tëra përpara se të bëhen deklarime publike me shembuj familjarësh për arritje të mbinatyrshme, të tipit të "Bëmave të Herkulit"!

Shkenca ka hapat e saj dhe axhenda shkencore nuk ndjek ritmin e dëshirës dhe nxitjes politike dhe mediatike!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore