Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Vaji i farave të linit largon edhe tumoret”, herbalisti këshillon si të keni një mëlçi të shëndetshme: Përdorni edhe gjethet e ullirit

“Vaji i farave të linit largon edhe tumoret”, herbalisti

Herbalisti i njohur, Irfan Gjeçi, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku dha disa këshilla se si të keni një mëlçi të shëndetshme me metoda natyrale.

“Mëlçia është një organ i projektuar që të jetë mbi 500 vjet. Ne duhet të dimë të trajtojmë produktet për mëlçinë. Duhet të kemi parasysh se vaji i farave të linit është shumë i mirë, largon edhe tumoret në mëlçi. Një shkencëtare gjermane ka shëruar shumë njerëz me këtë produkt”, tha herbalisti.

Gjeçi tha se për enët e gjakut duhet të përdoret majdanozi, ndërkohë çaji me gjethet e ullirit është i mrekullueshëm për hepatitet. Sipas verbalistit, mundësia është shumë e madhe që të shpëtojmë mëlçinë tonë.

Përveçse zbuloi se cilat produkte duhet të konsumohen për një mëlçi të shëndetshme, Gjeçi këshilloi edhe ku duhet që të bëni kujdes.

“Duhet të kemi kujdes te alkoolin, cigaret e tepërta, yndyrat, bulmetët e tepërta. Duhet të konsumoni sa më shumë perime dhe sallatë, sa më shumë edhe çarja. Lakra duhet të përdoret në formë tushi dhe sallatë. Panxhari i kuq dhe hudhra nuk duhet lënë pas”, përfundoi herbalisti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore