Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Urgjenca jep alarmin: 4 mijë telefona për Covid në 7 ditë, të infektuar nga moshat 15 vjeç e lart

Urgjenca jep alarmin: 4 mijë  telefona për Covid në 7 ditë,

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka dhënë alarmin sa i përket shtimit të rastet me Covid në Shqipëri. Me anë të një njoftimi për shtyp Qendra ka bërë të ditur se në në javën e parë të muajit Shkurt ka pasur 18 mijë telefonata, prej të cilave me Covid.

"Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 3500 misione, rreth 1300 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç", thuhet në një njoftimin e Urgjencës Kombëtare.

Njoftimi i plotë

Rritja e numrit të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, ka rritur ndjeshëm edhe numrin e thirrjeve drejt 127. Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit janë regjistruar rreth 18000 thirrje, prej të cilave rreth 4000 thirrje kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar mbi 2000 thirrje në ditë, nga te cilat rreth 400 në ditë kanë qenë COVID.

Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 3500 misione, rreth 1300 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç.

QKUM u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numrin unik 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Çfarë duhet të keni parasysh? Qëndroni në shtëpi Mos përdorni #antibiotikë Pushoni, ushqehuni, pini normalisht Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore