Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Urdhri/ Të prekurve nga Covid, për t’u rikthyer në punë iu kërkohen analiza shtesë

Urdhri/ Të prekurve nga Covid, për t’u rikthyer në

Një pacient që ka kaluar koronavirusin, për t’u rikthyer në vendin e punës duhet të kryejë një sërë analizash shtesë pasi konfirmimi i tamponit nëse je pozitiv apo negative nuk mjafton.

Në shërbimin parësor këto ditë janë paraqitur dhjetëra pacientë që kërkojnë konfirmimin e mjekut të familjes për gjendjen e tyre fizike , pasi punëdhënësi nuk i pranon në punë vetëm me vërtetimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Pacientja Z.M, me pozicion kujdestare në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ka kaluar virusin 2 muaj më parë dhe sipas kalendarit të ISHP ka kryer tamponin e fundit i cili ka rezultuar negative, por drejtuesit e institucionit i kanë kërkuar dhe një vërtetim nga mjeku i familjes që është në gjendje të mirë fizike, pasi vetëm tamponi nuk mjafton.

Gazeta “Shqip” u interesua pranë shërbimit parësor ku mësuam se një pacient duhet të shpenzojë  mbi 6 mijë-7 mijë lekë për kryerjen e disa analizave që kërkohen për vërtetimin se je në gjendje të mirë fizike dhe jo i infektuar me koronavirus.

Kështu, analizat që duhen kryer për të parë paraprakisht gjendjen shëndetësore, janë analiza e gjakut me formulë, analiza serologjike që vërteton se je prekur më parë ose jo,(testi i imunitetit), analiza e nivelit të hekurit, D Dimer, azotemia, etj.

Përveç kësaj, pacienti duhet të kryejë hemogas në gjakun arterial që bëhet në Senatorium si dhe Saturimin e oksigjenit me oximeter. Mbajtja e vlerave të saturimit në normë mbi 90.

Më pas mjeku i familjes pasi kontrollon përgjigjet e laboratorit, konstaton nëse pacienti ka shenja të një infeksioni të mundshëm ose nëse e ka kaluar më parë virusin Covid-19.Të gjitha këto analiza ata duhet ti kryejnë në privat çka rëndon xhepin e qytetarit.

Por çfarë ndodh në botë? Duke nisur që nga testet e shpejta, ku Gjermania përmes një vendimi të fundit ka vendosur ofrimin e testit serologjik në aeroporte për të gjithë udhëtarët që hyjnë në shtetin gjerman. Ky test kryhet në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë kosto për udhëtarin.

Ndërsa në Itali, testet serologjike kryhen në shërbimin shëndetësor publik falas për të gjithë ata që kanë nevojë për të. Ndërsa qytetari shqiptar, si të mos mjaftojë kostoja e lartë e medikamenteve, e shtrimit në spital, duhet të paguajë dhe për vërtetimin e punës, me një sërë analizash që duhet të kryejë për tu pranuar në vendin e punës.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore