Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi me Landfillin e Sharrës

Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi  me Landfillin

Universiteti Politeknik  i Tiranës do të kthejë  Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Zonë të kërkimeve shkencore.  Marrëveshja midis shoqërisë koncesionare që operon në Sharrë “Integrated Energy” dhe Universitetit Politeknik, u firmos nga rektori i universitetit Politeknik prof dr. Andrea Maliqari dhe nga administratorja e “Integrated Energy” zonja Ariola Kodra. 

Sipas kësaj marrëveshje studentë të fakulteteve të ndryshme në këtë Universitet do të kenë mundësi të zgjerojnë studimet e tyre  në fushën e energjisë së rinovueshme dhe atë të trajtimit  të mbetjeve, të mbrojnë doktoraturat dhe punimet shkencore në Landfillin e Sharrës. Universiteti dhe shoqëria  koncesionare “Integratet Energy”  nëpërmjet këtij bashkëpunimi i hapin rrugën shkëmbimit të eksperiencave si dhe punësimit të  të rinjve në këtë sektor inovativ sic është  trajtimi i mbetjeve.

Universiteti Politeknik është universiteti i dytë publik, pas Universitetit Bujqësor që  firmos këtë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë koncesionare IEBV.  Administratorja e kompanisë znj Arola Kodra  gjatë takimit premtoi dy vende pune për studentët ekselent të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi  me Landfillin

Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi  me Landfillin

Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi  me Landfillin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore