Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë", Brataj mesazh për vdekjen e mjekut nga Covid

"Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë", Brataj

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar. Mësohet se ka humbur betejën me virusin e rëndë mjeku i njohur nga Kukësi, Astrit Haziri.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq të mjekut, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale. “Zoti të past qu në xhehnet bab”, shkruan djali i doktorit të ndjerë Astrit Haziri, ndërsa të shumtë janë mesazhet nga qytetarë dhe njerëz që kanë marrë shërbim dhe e njihnin atë.

Mesazheve të shumta iu është bashkuar edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Brataj jep mesazhin prekës për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur nga Kukësi, Astrit Haziri, pasi fatkeqësisht humbi betejën me koronavirusin.

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes

Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore