Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ulqinaku: Nuk frenohet Covid 19 në kufi, Shqipëria asnjë testim për udhëtarët

Ulqinaku: Nuk frenohet Covid 19 në kufi, Shqipëria asnjë testim

Prej ditës së sotme çdo shtetas që do të vizitojë Kosovë, duhet të jetë i pajisur me testin e PCR që tregon se nuk është i infektuar me koronavirus.

Por për specialistët e shëndetit publik, vendimi që u mor mbrëmjen e djeshme nga qeveria e Kosovës është i pakuptimtë.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, epidemiologu dhe njëkohësisht zv/drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh se prej hapjes së vendit infeksioni po qarkullon brenda dhe është e kotë çdo masë që mund të aplikohet në pikat kufitare.

Ulqinaku tha se aktualisht në pikat tona kufitare nuk ka asnjë kontroll për koronavirusin pasi është parë e panevojshme aplikimi i masave.

Jemi në pikun e sezonit turistik dhe me afrimin e gushtit pritet fluks hyrjesh nga pikat kufitare, me rajonin apo dhe Italinë fqinje. Cfarë masash po aplikohen në pikat kufitare për parandalimin e covid 19?

Prej hapjes së vendit, me heqjen e karantinës virusi covid 19 po qarkullon brenda vendit. Nuk mund të frenohet infeksioni në pikat kufitare dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë.
Nëse Gjermania po aplikon tani testet falas në aeroporte, e bën sepse është vend me ekonomi të zhvilluar, por dhe për këtë vendim të tyre kam rezerva pasi ata kanë mbyllur lëvizjet me Shqipërinë dhe kanë hapur me Spanjën, që është vend me rrisk të lartë.

Ajo që dua të them është se tashmë asnjë vend nuk e kontrollon më infeksionin në kufi. Janë ose lojëra politike ose kosto e kotë ekonomike, para të shpenzuara më kot për teste të cilat e kam shprehur dhe më herët nuk tregojnë se je i infektuar momentalisht por para 3 javësh, e kam fjalën për testet serologjike.

Ulqinaku: Nuk frenohet Covid 19 në kufi, Shqipëria asnjë testim

Po çfarë duhet bërë në këto kushte, kur pritet një fluks turistësh nga Kosova, kur dihet se ky vend po numëron shifra të lartë rastesh pozitive me koronavirus? A mund të kemi frikë për shtim të rriskut në zonat bregdetare?

Plazhet janë vatra infeksioni si çdo vend, nëse nuk respektohet distanca fizike dhe nëse nuk mbahen maskat në ambientet e mbyllura. Ajo çfarë duhet kuptuar është respektimi i rregullave sepse tashmë duhet të mësohemi të jetojmë me prezencën e virusit.

Kosova vendosi mbrëmjen e djeshme me një vendim qeverie të kërkojë në pikat kufitare testin e PCR për çdo shtetas që hyn në territorin e saj. Si e konsideroni këtë?

Është një vendim absurd, nuk mendoj se duhet të biem në lojëra politike. Nuk e gjykoj se testi është një mjet për të parandaluar virusin.

Shqipëria nuk e aplikon këtë vendim për askënd që hyn në territorin e saj sepse është një goditje për turizmin, po ashtu dhe karantinën, ndryshe nga Kosova që e ka vendosur 7 ditë për ata që rikthehen.

Unë e theksoj dhe njëherë se e vetmja masë parandaluese për përhapjen e virusit është ndërgjegjësimi i popullatës për të respektuar rregulloren e miratuar nga ekspertët e shëndetit publik dhe vijimin e jetës normale.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore