
Ulet nafta dhe benzina/ Bordi merr vendimin, ja çmimet e reja të karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka ndryshuar ditën e sotme çmimet e karburanteve në vend.
Kështu, çmimi i naftës është ulur me 5 lekë dhe do të shitet me 221 lekë, nga 226 që ishte deri më tani. Ndërsa benzina do të shitet jo më shumë se 207 lekë nga 211 që ishte më parë.
Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ndryshon dhe do të shitet jo më shumë se 81 lekë për litër.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot
Historia e plotë >
Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit
Historia e plotë >


Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin
Historia e plotë >

Si merret patenta për mjetet lundruese në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini
Historia e plotë >

Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EMRI/ 10-vjeçari u vra aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET...
Historia e plotë >
EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë, ja ...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot

Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës
Aktualitet

TRAGJIKE në Shkodër! Po luante me armën, ndërron jetë 10-vjeçari
Historia e plotë >


