Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ulen infektimet, por ka sërish vdekje/ Situata e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

Ulen infektimet, por ka sërish vdekje/ Situata e Covid-19 gjatë 24

498 raste të reja me COVID janë shënuar më 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 1412 testime të kryera në total. Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe një person, konkretisht një qytetar nga Kruja 72 vjeç.

Ndërkohë, vijojnë të jenë aktivë 3,724 qytetarë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 498 qytetarë, në këto bashki:

147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

Janë 3,724 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kruja 72 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 498
Të shëruar në 24 orë 521
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1412

Testime totale 1,948,919
Raste pozitive 324,095
Raste të shëruara 316,796
Raste Aktive 3,724
Humbje jete 3,575

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,578
Fier 480
Durrës 330
Vlorë 302
Korçë 203
Elbasan 186
Shkodër 161
Gjirokastër 149
Lezhë 141
Berat 119
Dibër 59
Kukës 16

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore