Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ulen infektimet, por ka sërish viktima/ Ja situata e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend

Ulen infektimet, por ka sërish viktima/ Ja situata e Covid-19 gjatë 24

979 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19.

Ministria ka njoftuar se janë kryer 2243 testime, ndërsa numri i infektimeve të reja është ulur në krahasim me ditët e mëparshme. Megjithatë, sërish ka viktima, teksa një 64-vjeçar nga Saranda ka humbur betejën me virusin.

Sipas njoftimit të ministrisë, në vend vijojnë të jenë aktivë 7,706 të invektuar, ndërsa 29 pacientë po marrin shërbim në spitalet Covid.

Njoftimi i Ministrisë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 979 qytetarë, në këto bashki:

344 në Tiranë, 74 në Durrës, 67 në Fier, 42 në Sarandë, 36 në Lushnje, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Berat, Elbasan, nga 23 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 18 qytetarë në Kavajë, Korçë, 17 në Kamëz, nga 15 qytetarë në Shijak, Divjakë, 14 në Gjirokastër, 13 në Pogradec, nga 12 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Vorë, Kuçovë, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Krujë, Delvinë, Devoll, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, nga 6 qytetarë në Patos, Maliq, Librazhd, nga 5 qytetarë në Roskovec, Skrapar, nga 4 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kukës, Selenicë, Tepelenë, Dimal, Poliçan, Peqin, nga 2 qytetarë në Has, Dibër, Mat, Këlcyrë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Pukë, Bulqizë, Përmet, Belsh.

Janë 7,706 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Saranda 64 vjeç.

Janë shëruar 993 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 303,304 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            979

Të shëruar në 24 orë          993

Të shtruar në spitale            29

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     2243

 

Testime totale               1,923,533

Raste pozitive                  314,561

Raste të shëruara              303,304

Raste Aktive                        7,706

Humbje jete                         3,551

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                3,946

Fier                                                        673

Durrës                               620

Vlorë                                     516

Elbasan                                380

Korçë                               309

Gjirokastër                                          297

Shkodër                                              287

Lezhë                               256

Berat                                                239

Dibër                                119

Kukës                                 64

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore