Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Uji i Krujës me fekale/ Analizat treguan nivele të larta të streptokokut dhe esheria coli, ja pasojat te njeriu

Uji i Krujës me fekale/ Analizat treguan nivele të larta të

Përgjigjet e analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm në Krujë kanë rezultuar Streptokok fekal dhe esheria coli.

Kanë qenë këto dy bakterie të cilat kanë kontaminuar ujin e pijshëm me të cilën furnizohen banorët e bashkisë të cilët ditën e dielë shfaqën probleme shëndetësore si grastroentereite, të vjella e diarre, duke bërë që të përfundojnë në spital

Nga e diela deri të mërkurën në spitalin e Krujës janë paraqitur afro 500 pacientë. Burime të sigurta për Top Channel konfirmuan një ditë me parë se uji i pijshëm ishte ndotur nga fekalet e bagëtive, pasi shumë pranë depos së ujit ndodhet një stallë e gjësë së gjallë dhe kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur me ujin e pijshëm në Krujë.

Por nuk vonuan edhe përgjigjet paraprake të analizave të bëra nga ujësjellësi dhe që dolën të martën pasdite, sipas të cilave në mostrat e marra u gjet prani amoniaku. Por gjithsesi hetimi epidemiologjik është shtrirë edhe më gjerë ku janë marrë mostra të analizave edhe nga pacientët që iu drejtuan spitalit.

Gjithsesi raporti përfundimtar pritet të dalë bashkë me përgjigjet e analizave të ISHP.

Streptokoku është një infeksion bakterial që shkakton inflamacion dhe dhimbje në fyt. Kjo gjendje e zakonshme  shkaktohet nga bakteret e grupit A Streptococcus. Streptokoku mund të prekë fëmijët dhe të rriturit e të gjitha moshave. Sidoqoftë, është veçanërisht e zakonshme tek fëmijët në moshën 5 – 15 vjeç. Teshtima dhe kollitja mund të përhapin infeksionin nga një person në tjetrin. Simptomat e fytit të prekur nga streptokoku: Ashpërsia e fytit strep mund të ndryshojë nga personi në person. Disa njerëz përjetojnë simptoma të buta si dhimbje të fytit, ndërsa të tjerë kanë simptoma më të rënda, përfshirë ethet dhe vështirësinë në gëlltitje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore