
“Uji i kokosit ka fuqi magjike”, herbalisti i njohur: Rrit dëshirën seksuale
Një 43-vjeçare nga Tailanda është ankuar në polici, pasi burri i saj 64-vjeçar ka kërkuar marrëdhënie intime deri në shtatë herë në ditë. Kjo për shkak se konsumonte ujë kokosi, e cilësuar ndryshe “viagra natyrale”.
A është kjo e vërtetë? Kësaj pyetje i është përgjigjur herbalisti i njohur, Irfan Gjeci, i cili ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.
Sipas tij, uji i kokosit rrit dëshirën seksuale. Ai tha se uji i kokosit është i afërt me plazmën e trupit tonë.
“Është përdorur edhe për të zëvendësuar gjakun, madje ka ndihmuar edhe nga helmimi i gjarprit. Duke u përdorur 3-4 arra kokosi në ditë, hollon urinën, pastron fshikëzën e urinës. Lehtëson edhe veshkat. Është anti viral. Shëron sëmundjet e zorrës.Rekomandohet edhe për gratë shtatzëna”, tha Irfani.
Sipas tij, uji i kokosit të jep fuqi magjike. Herbalisti u shpreh se ai e ka përdorur shumë, edhe pse nuk e dinte për gjithë vetitë që kishte.
Irfani tha se doza e rekomanduar është 34- kokrra kokosi në ditë, por është produkt që kushton shumë.
“Duke qenë ujë i ngjashëm me plazmën, asimilohet mjaft mirë nga shëndeti. Në Tajlandë kushton lirë, por te ne është më shtrenjtë se është produkt që vjen nga jashtë. Më e mira është ta marrësh nga arra e kokosit, por ne mund ta marrim nëpër shishe. Duhet konsumuar 3-4 javë maksimumi, dhe çdo person mund të rifitojë një trup të mirë dhe i gatshëm për marrëdhënie seksuale të rregullt”, tha ai.

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...
Historia e plotë >



4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal
Historia e plotë >


Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

