Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Udhëtimi drejt BE/ Mbërrin dokumenti në Shqipëri, ETIAS, sistemi që do “përplasë” shqiptarët në aeroporte

Udhëtimi drejt BE/ Mbërrin dokumenti në Shqipëri, ETIAS,

Kush ka udhëtuar në Amerikë, ose Kanada e di fort mirë se deri para tre vjetësh plotësohej në avion, pa mbërritur në destinacion një formular me disa pyetje. Më kryesoret kishin të bënin me një adresë, numër telefoni, ditët e qëndrimit, të ardhurat, personi pritës, lidhja me këtë person e të tjera.

Ndërsa tani, nëse nisesh për shembull nga Shqipëria për në Kanada dhe tranziti është në Vjenë, ose Bruksel ky formular për në destinacion nuk plotësohet në avion, por sapo zbret. Pra në dalje, duhet të plotësosh formularin me të gjithë pyetjet e madje edhe të bësh foto. Kjo bëhet nga të gjithë pasagjerët, përmes shumë kompjuterave që janë vendosur në finish të udhëtimit.

Po tashmë çfarë ka ndryshuar. Në lojë ka hyrë sistemi ETIAS, një dokument me njohuritë e të cilit ka mbërritur edhe në Shqipëri, që i është dorëzuar autoriteteve të Policisë shqiptare.

ETIAS është një sistem paraprak informacioni ku vendet pa regjim vizash udhëtojnë në Shengen, sikurse e ka edhe Kanadaja dhe SHBA-ja dhe nuk ka lidhje me sistemin e vizave apo me kushtet e reja.

Kjo është bërë për të lehtësuar udhëtarët dhe për të forcuar sigurinë në zonën Shengen. Autorizimi është trevjeçar kushton 7 euro dhe është falas për të rinjtë dhe të moshuarit.

Nëse s’ka probleme me krimin është shumë e thjeshtë dhe jepet për 3 vjet. Kushton 7 euro dhe është falas për brezin e ri dhe të moshuarit, vlefshmëria është për 3 vjet, bëhet online dhe është shumë e thjeshtë. Do të jetë më e mirë për sigurinë - shkruhet në dokumentin sqarues të ETIAS për autoritetet shqiptare.

Ky program i quajtur sistemi i autorizimit dhe informacionit elektronik të udhëtareve ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Për Bashkimin Evropian, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.

Gjithashtu, do të përmirësojnë menaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore