Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje, më i preferuar, rajoni Qendër

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt

Turizmi edhe gjatë vjeshtës së 2022-it duket se ka shënuar një ecuri të mirë ku numri i të huajve në struktura akomoduese ka qenë në rritje në raport me nëntorin e vitit të 2021.


Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese në nëntorin e shkuar tregojnë se nga totali i vizitorëve 50.9 për qind janë jo rezidentë. Nga këta të fundit 12.4 për qind janë shtetas të Kosovës ndërkohë që 10.2 për qind nga Italia.

“Në muajin Nëntor 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 13,5%, në krahasim me Nëntor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i vizitorëve rezident është rritur me 11,8%;  numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 15,2%.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 2,7%, në krahasim me Nëntor 2021. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 6,0%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident ka rënë me 8,2%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Vizitorët preferojnë rajonin Qendër

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Nëntor 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 13,5%, krahasuar me Nëntor 2021. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 17,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 12,7%.

Në muajin Nëntor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,4%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1%). Rajoni qendër është më i preferuar përgjatë gjithë vitit në përgjithësi ku janë të vendosura Durrësi dhe Tirana. Në Durrës është pjesa më masive e turizmit të organizuar që zhvillohet prej vitesh.

Netë qëndrimet në rënie

Rritja e numrit të turistëve në tërësi gjatë vitit 2022 që është më i miri historik për vendin ka sjellë edhe në rritje të përgjithshme të netqëndrimeve por në nëntor të 2022-it krahasuar me të njëjtin muaj të 2021-it në fakt netqëndrimet kanë shënuar rënie.

“Gjatë muajit Nëntor 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 2,7%, në krahasim me muajin Nëntor 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar  rritjen më të lartë me 39,7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 12,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 7,5%. Në muajin Nëntor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (60,7%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (59,6%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,5%).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,7%, kundrejt 10,9 % që ishte në muajin Nëntor 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,1%, kundrejt 9,7% që ishte në muajin Nëntor 2021”, thuhet në publikim./Monitor.al.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore