Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Trondit eksperti: Mund të humbisni papritur shikimin nga Covid-i

Trondit eksperti: Mund të humbisni papritur shikimin nga Covid-i

COVID-19 mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit për shkak të bllokimit të venës retinale, tha një ekspert mjekësor turk.

Sipas Anadolu Agency, Dr. Orhan Ate?, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Ataturkut në Turqi, në provincën lindore Erzurum, për AA tha se ata pranuan disa pacientë të rinj me COVID-19 me humbje të papritur të shikimit.

“Pas kontrolleve dhe testeve, zbuluam se humbja e shikimit ishte shkaktuar nga bllokimi i venës retinale të lidhur me COVID-19. Përveç terapisë mjekësore, ne aplikuam terapi hiperbarike të oksigjenit për të trajtuar këta pacientë”, tha Ate?, i cili gjithashtu është zv/mjeku kryesor i Spitalit Universitar Kërkimor.

“Si rezultat i trajtimit, pothuajse të gjitha dëmet që COVID-19 i shkaktoi retinës u riparuan dhe niveli i shikimit u kthye në normale”, shtoi ai.

Ai theksoi se këto raste janë të rëndësishme për shkak të ndikimit lokal në sy, së bashku me efektet anësore sistemike të sëmundjes.

“Ne kemi ndarë njohuritë me qarqet shkencore botërore se COVID-19 mund të shkaktojë bllokim të venës retinale si dhe mënyrën se si mund të kurohen”, tha Ate?.

Që nga dhjetori i vitit 2019 pandemia ka marrë jetën e më shumë se 2.42 milionë personave në mbarë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan “Johns Hopkins”, në të gjithë botën mbi 110 milionë raste u regjistruan dhe më shumë se 61.64 milionë persona u shëruan nga COVID-19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore