Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë maskë, flasin ekspertët

Tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë

Shumë debate po hapen për mbajtjen e maskave. Shtete të BE, si Franca, Italia, Gjermania dhe madje dhe Britania e Madhe po marrim vendime në masë për të mbajtur në ambientet publike, ku ka grumbullime masive dhe në sheshe dhe jo vetëm në ambientet e mbylura.

Prej 5 muajsh bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, maska këshillohet si një nga mjetet mbrojtëse më efikase. Në shumë vende të botës maska është kthyer në detyrim. Mirëpo, një studim i fundit shpjegon se maskat për fytyrën nuk duhen të përdoren nga tre kategori njerëzish.

Ekspertët e CDC në SHBA shpjegojnë se maska: -nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç; -nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni; Nuk duhet të tek persona që janë të pavetëdijshëm dhe me aftësi të kufizuara.


Mirëpo, ka shumë njerëz të cilët justifikohen se kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosin maskë. Kjo kategori përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Sipas ekspertëve edhe personat që janë astmatikë mund të mbajnë maskë, por jo për shumë orë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore