Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Torturimi dhe përdhunimi i të burgosurve në Rusi, Putin fundos zyrtarin e lartë

Torturimi dhe përdhunimi i të burgosurve në Rusi, Putin fundos

RUSI - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vendosi të shkarkojë nga detyra kreun e shërbimit të burgjeve në vend, pas daljes në rrjetet sociale të disa pamjeve ku shfaqeshin të dënuarit ndërsa torturoheshin dhe dhunoheshin seksualisht.

Shkarkimi i Alexandër Kalashnikov hyri në fuqi menjëherë pas publikimit të dekretit të Putin dhe vendin e tij e zuri Arkady Gosteve, një ish-zëvendësministër i Brendshëm.

Disa javë më parë, nga detyra u shkarkuan 5 zyrtarë të tjerë të burgjeve, ndaj të cilëve u hap dhe procedim penal, pas incidenteve në burgun e Saratov.

Lëvizja e autoriteteve erdhi menjëherë pasi një grup për të drejtat e njeriut, i quajtur Gulag nisi të publikojë online disa pamje të tmerrshme dhunë nga një burg 700 km në juglindje të Moskës.
Kushtet e këqija në burgjet ruse i ka denoncuar para disa muajsh dhe opozitari Alexei Navalny, i cili gjithashtu hyri dhe në një grevë urie.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore